Paolo Maldini mendoj se portieri i Romës, Alisson, është portieri më i mirë në Serie A.
Portieri brazilian i Romës, Alisson, është vlerësuar lartë nga ish mbrojtësi i Milanit, Paolo Maldini, të cilin e cilëson si më të mirin në botë.
Këtë moment Maldini e ka bërë teksa ka folur për derbin e fundjavës mes Lazios dhe Romës, që luhet nesër (e diel) nga ora 20:45.
“Krahasimet mes Immobiles dhe Alisson? Nuk mendoj se do të jetë një ditë e keqe për Alissonin, sipas meje, ai është portieri më i mirë në kampionatin italian”, ka deklaruar Maldini, derisa pret një sfidë interesante mes sulmuesit të Lazios dhe portierit të Romës.
Alisson është vetëm 25 vjeçar, dhe te Roma është transferuar në vitin 2016 nga brazilianët e Internacional.
Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...