Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, është shpallur lojtari i muajit dhjetor në Premierligë nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë (PFA).
Egjiptiani i shënoi plot gjashtë gola gjatë muajit dhjetor, duke i ndihmuar skuadrës së tij t’i fitojë të gjitha shtatë ndeshjet e muajit të kaluar, transmeton Gazeta Express.
Kjo ecuri ka bërë që Liverpooli të jetë lider i padiskutueshëm në Premierligë.
Salah mori më së shumti vota, duke i lënë pas kundërshtarët e tij, Eden Hazard, Harry Kane, Ricardo Pereira, Paul Pogba dhe Marcus Rashford.
Salah bëhet lojtari i tretë i Liverpoolit që e fiton këtë çmim mujor nga PFA-ja këtë sezon, pas Sadio Manes në gusht dhe Virgil van Dijkut në nëntor
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media