Ky është favoriti kryesor për Topin e Artë

17:53 | 15 Qershor 2019

Kur jemi në mesin e vitit, gara për Topin e Artë tashmë ka kandidatët kryesorë.

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, shihet si favoriti kryesor për të fituar për të gjashtën herë Topin e Artë.

Këtë herë, rival i Lionel Messit nuk është Cristiano Ronaldo, por një mbrojtës.

Është mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil Van Dijk, i cili do të konkurrojë Messin në garën për çmimin kryesor individual në futboll.

Lojtari më i mirë në histori të Barcelonës sipas një raporti në ‘Mundi Deportive’ konsiderohet si favoriti kryesor, dhe se gjithçka mund të vendoset në Kupën e Amerikës, ku Messi do të kërkojë titullin e parë të madh me Kombëtaren e Argjentinës.

Pas një sezoni të mirë te Barcelona, me La Ligan e fituar, me 51 gola në 50 ndeshje, dhe me një triumf në Kupën e Amerikës me Argjentinën, Messi veç se do të vuloste fituesin e Topit të Artë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara