KV Drita i ka mposhtur pasditen e sotme (e shtunë) vashat e KV M-Technologie duke bërë një tjetër hap drejtë mbrojtjes së titullit të kampiones në Superligën A të femrave në volejboll.
Pas disfatës të së mërkurës, vashat e klubit M-Technologie janë mposhtur me rezultat 3 me 1 në takimin si nikoqir në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë nga KV Drita, shkruan portali arbresh.info.
Seti i parë përfundoi në favor të skuadrës mysafire nga Gjilani me një epërsi dukshëm të lartë prej 25 – 10. Mirëpo, vashat e M-Technologie arritën të fitojnë setin tjetër me rezultat 25:20.
I ngushtë ishte edhe rezultati i pjesës së tretë (25-22), por Drita mori fitore ndaj skuadrës nën udhëheqjen e Naser Krasniqit ndërkohë që seti i katërt ishte shumë dramatik.
Me vetëm dy pikë avantazh, Drita siguroi fitore me rezultat 25:23 duke i dhënë fund shpresave të skuadrës së KV M-Technologie për ndryshime në setin tjetër.
Kjo ishte fitorja e dytë brenda javës për “Intelektualët” pas asaj në mesjavë me rezultat të pastër 3 me 0 (25:7, 25:20, 25:14) dhe tani qëndrojnë me vetëm një hap larg titullit të kampiones./arbresh.info/
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...