Google ADS

Kush po i bie mësysh Realit, lëndohen edhe Mbappe, Bellingham e Diaz

11:41 | 29 Nëntor 2024
K.B

Real Madrid po shndërrohet në një spital.

Kjo pasi numri i lojtarëve me telashe shëndetësore u ngjit në 10.

Pos lëndimit të rëndë të Eduardo Camawingës, të mërkurën, ndeshjes humbëse me Liverpoolin ia panë sherrin edhe tre shokë të tij.

Kylian Mbappe, Jude Bellingham dhe Brahim Diaz janë raportuar të kenë telashe shëndetësore, pas këtij meçi.

Sipas raporteve të fundit, tre këtë futbollistë mund të mos luajnë në ndeshjen e radhës në La Liga, që Real e zhvillon të dielën ndaj Getafes. U mbetet mjekëve dhe fizioterapeutëve të ekipit të punojnë më këtë treshe dhe të vendosin çfarë ndodh me ta, njofton Klankosova.tv.

Me telashet e Mbappe, Bellingham e Diaz, sulmi i Realit pothuajse i tëri ndodhe në “pushim mjekësor”. Vinicius Junior dhe Rodrygo Goes vecse janë të lënduar tashmë.

Të dëmtuarit tjerë te mbretërit janë mbrojtësit David Alaba, Dani Carvajal, Eder Militao dhe mesfushori Aurelien Tchouameni

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme