Presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriele Gravina, është deklaruar kundër përfundimit të parakohshëm të futbollit.
Ditëve të fundit në Evropë ka filluar një frikë se shkaku i koronavirusit mund të anulohet i gjithë sezoni i futbollit.
Diçka të njëjtë ka bërë Holanda, ndërsa shumë shpejtë do ta bëjë edhe Franca, në të cilin vend nuk do të ketë futboll deri në shtator.
Por, Gravina, po insiston se një bllokim i futbollit në Itali nuk do të ndodh, sepse do të ishte vdekje për këtë sport.
“Për sa kohë që unë jam president i federatës, nuk do të nënshkruaj kurrë për bllokadën. Do të ishte vdekje për futbollin”, ka deklaruar Gravina, përcjell lajmi.net.
Ndeshja e fundit në Serie A e zhvilluar është ajo e 8 marsit, ku Juventus mposhti 2:0 Interin.
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje