Në rast të këtij skenari, Neymar mund të largohet nga Paris Saint-Germain për të nënshkruar me Real Madridin.
Nëse Antoine Griezmann vendos të transferohet në Paris Saint-Germain, presidenti i klubit francez, Nasser Al Khelaifi, mund ta shqyrtojë mundësinë e transferimit të Neymarit në Real Madrid, sipas AS.
Emri i Neymarit po përmendet për një transferim të mundshëm në Real Madrid edhe këtë verë. Ai mund ta ketë mundësinë që të kthehet në Spanjë, nëse ylli i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, shkon në PSG, transmeton lajmi.net.
Griezmann ka konfirmuar largimin nga Atletico Madrid pas përfundimit të këtij sezoni. Por, nëse nënshkruan me skuadrën kampione nga Ligue 1, Neymar do ta ketë më të lehtë largimin nga Parc des Princes dhe rikthimin në La Ligë, te rivali kryesor i ish skuadrës së tij, Barcelona, në Real Madrid.
Batatina suspendohet me dy ndeshje dhe gjobitet nga Komision...
Eurostat: Gati 1 në 4 familje në Shqipëri ka vështirësi për ...
Irani: Kemi sulmuar 4 baza ushtarake amerikane
Kurti i jep detyrë të re Blerim Sallahut
Opozita serbe në Kosovë me nismë të re bashkëpunimi
Guardiola u jep pushim lojtarëve para ndeshjes me Real Madri...