Faza e 1/8 së finales së Kupës së Botës për Klube sjell sot dy ndeshje tepër të rëndësishme.
Katër skuadra do të luftojnë për një vend në çerekfinale.
Përballja e parë do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00 në mes të Paris Saint-Germain përballet me Inter Miamin.
Francezët janë favoritë përballë skuadrës amerikane, por Inter Miami, me emra të njohur në përbërje si Messi, Suarez, Busquets e Alba, pritet të kërkojë surprizën në këtë turne prestigjioz, njofton Klankosova.tv.
Derisa, nga ora 22:00, një tjetër sfidë e madhe është ajo mes Bayern Munchen dhe Flamengos.
“Bavarezët” kërkojnë të tregojnë forcën e tyre, ndërsa skuadra e Brazilit janë të motivuar për të përfaqësuar me sukses futbollin amerikanolatin në këtë kompeticion.
Të dyja përballjet janë pjesë e fazës play-off, me fituesit që do të sigurojnë kalimin në çerekfinale, ku do t’i presin ekipe të tjera të nivelit të lartë.
Shefja e BE-së në Prishtinë: Sa më shpejt, Kosova ka nevojë ...
Provedel në “radarin” e Interit
Muja: Integrimi evropian udhërrëfyes për reformat në bujqësi
Vendosen tabelat me emra të rinj të rrugëve në Mitrovicën e ...
GAP dhe KLGI kundërshtojnë tarifën për hyrje në Prishtinë
Përballje historike në UFC: Denis Buzukja përballë rivalit r...