Jarrell Miller (23 fitore e 1 barazim në karrierën e tij), boksieri amerikan me të cilin do të duelojë më 1 qershor britaniku Anthony Joshua, ka deklaruar se për të fitorja ndaj kampionit të botës do të jetë shumë e lehtë.
Miller u shpreh se ardhja e boksierit britanik në Amerikë do të jetë një “vetvrasje” për Joshua, pasi ai për herë të parë duelon në një shtet tjetër.
“Nuk e ka kuptuar ende se çfarë ka bërë. Po duelon ndaj një amerikani të pamposhtur në shtëpinë e tij. Joshua do ta mallkojë ditën që mori këtë vendim kur ta shohë veten në ringun e “Madison Square Garden” me mua përballë. Kjo do të jetë një ditë e lavdishme për amerikanët, pasi të gjithë titujt kampionë bote në peshën e rëndë do të jenë në këtë kontinent”, tha Miller.
Joshua (21 fitore e asnjë humbje në karrierë), më 1 qershor, do të mbrojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë, në kategoritë IBF, WBA dhe WBO, një përballje që pritet me interes.
Të dy boksierët janë të pamposhtur, por për britanikun kjo është hera e parë që do të duelojë në Amerikë, një risk i madh për të.
Shpërthen te Real Madridi, Arda Guler refuzon t’ia jap dorën...
Arrestohet një arsimtar në Mamushë, dyshohet për keqtrajtim ...
Grenell për zgjedhjet e reja në Kosovë: Zoti po na përgatit ...
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...
Edi Rama uron 7 Marsin me mesazh nga Manastiri: Sa e fortë ë...