Drita është skuadra e vetme kosovare që do të luaj në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.
Kampioni në fuqi i Kosovës në rrethin e parë do të përballet me skuadrën nga Luksemburgu, Differdange 03.
E në rast se kalon në rrethin e dytë Drita tanimë ka mësuar edhe katër kundërshtarët e mundshëm.
Gjilanasit ndodhen në Grupin 2 dhe UEFA tanimë ka publikuar emrat e kundërshtarëve të mundshëm.
Nëse Drita eliminon Differdangen, atëherë do të përballet me një nga skuadrat si Copenhagen e Danimarkës, Ferencvaros i Hungarisë, Lech Poznan i Polonisë apo fituesin e duelit Ludogorets – Dinamo-Minsk.
Shorti do të hedhet në ora 12:00 në selinë e UEFA-s në Nyon.
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...