Trajneri i kombëtares së Italisë Giampiero Ventura vendosi të përfshinte shumë risi në listën e lojtarëve të grumbulluar për takimet ndaj Shqipërisë dhe Spanjës.
Në kuadër të duelit ndaj kuqezinjve kanë qenë 3 futbollistë të afruar për herë të parë në përfaqësuesen “azzurre” Andrea Petagna, Simone Verdi dhe Leonardo Spinazzola ata që kanë folur në tërësi për kombëtaren italiane por edhe për sfidën ndaj të besuarve të De Biasit.
“Jam shume i lumtur që jam pjesë e kombëtares. Për mua është një emocion i veçantë. Personalisht më bën përshtypje Belotti është një lojtar mjaft cilësor, e vlerësoj shumë. Për momentin po mendoj vetëm për ndeshjen me Shqipërinë më pas kemi kohë për evropianin e 21 vjecarëve “, u shpreh sulmuesi i Atalantës Andrea Petagna, tranmseton oranews.
Ndërkohë që mesfushori i Bolognas, Simone Verdi nuk u ndal tek dueli me kuqezinjtë, por kërkoi të falënderonte trajnerin Giampiero Ventura për këtë mundësi unikale që po i ofron duke e bërë pjesë të skuadrës përfaqësuese italiane.
Ndërsa Spinazzola që në këtë sezon ka spikatur me Atalantën theksoi se ky grumbullim duhet ta motivojë që të përmirësohet edhe më shumë si në aspektin mbrojtës po ashtu edhe në atë sulmues.
Procesi i rinumërimit përmbyllet plotësisht në 7 komuna
Osmani me familjen Rugova dhe korin diplomatik homazhe tek v...
Rrahje masive afër Ferizajt/ Dy persona theren me thikë, sht...
Shpend Ahmeti deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën se nuk...
Begaj përkujton 106-vjetorin e Kongresit të Lushnjës: Moment...
50 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë