Duelet e të mërkurës në Ligën e Kampioneve, kanë kompletuar renditjen pas shtatë xhirove, ku befasitë nuk kanë të ndalur.
Tashmë janë 18 skuadra që janë kualifikuar për në fazën tjetër të turneut.
Milan, Feyenoord, Borussia Dortmund, Bayern Munich, Real Madrid, Juventus dhe Celtic i janë bashkuar sot Liverpoolit, Barcelonës, Atletico Madridit, Atalantas, Arsenalit, Bayer Leverkusenit, Interit, Aston Villas, Brestit, Monacos dhe Lilles që ishin kualifikuar më parë.

Nga këto skuadra, Liverpooli dhe Barcelona kanë siguruar matematikisht praninë në tetëshen e parë, ndërsa për të tjerat do të vendoset vetëm në ndeshjet e fundit.
Man City duhet të fitojë ndeshjen e fundit ndaj Club Brugges për të kaluar tutje në play off.
Sparta Praga, Girona dhe RB Salzburg i janë bashkuar Bolognas, Crvena Zvezdes, Sturm Grazit, RB Leipzigit, Slovan Bratislavas dhe Young Boysit si skuadrat të cilat janë matematikisht janë eliminuara nga gara. /Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...