Sulmuesi spanjoll, Fernando Torres, ka vendosur të largohet nga Atletico Madrid.
3 vite e gjysmë pas rikthimit të tij, Fernando Torres do të largohet sërish nga Atletico e Madridit.
‘El Nino’ konfirmoi largimin e tij nga klubi spanjoll, duke thënë se është një gjë e rëndë për të.
Torres kontrata e të cilit me Atleticon skadon në verë në fjalën e tij ka falenderuar tifozët për mbështetjen dhe përkrahjen që i kanë dhënë gjatë këtyre viteve.
E ardhmja e ish sulmuesit të kombëtares spanjolle me shumë gjasa do të jetë në kampionatin kinez ose në Major League Soccer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. /arbresh.info/
Pas dy orësh në hapësirë, astronautët rikthehen në stacion
Brikena zyrtarizon ndarjen me Mateon: Rrugët tona janë ndarë
Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gat...
Sa vlen fitorja e Kupës së Botës/ Të ardhurat dhe shpërblime...
Dolce tërheq vëmendjen me fotografinë e saj të fundit
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...