Frenkie de Jong ka zënë përsëri vend në faqet e para të gazetave botërore.
Holandezi më herët është thënë të ketë arritur një marrëveshje paraprake me Barcelonën dhe pritej vetëm zyrtarizimi me Ajax.
Mirëpo, “Telefoot” raporton sot se De Jong është afruar me Paris Saint Germain, pasi projekti i francezëve i ka pëlqyer të riut, transmeton lajmi.net.
Bisedimet mes Ajax – De Jong – PSG thuhet se kanë avancuar dhe tani palët janë afër marrëveshjes.
Barcelona dhe Manchester City në anën tjetër nuk kanë ndërmend të dorëzohen në këtë çështje dhe po kryejnë detyrat e tyre.
Kujtojmë se Ajax kërkon 75 milionë euro për lojtarin. Të tri skuadrat që janë në garë janë të gatshme të paguajnë këtë shumë për Frenkie de Jong.
Mbetet të shihet se cila do të jetë skuadra që do të arrijë ta bind të riun për transferim.
Osmani uron António José Seguro-n për zgjedhjen si President...
35 aksidente brenda një javë në rajonin e Ferizajt, 15 të lë...
Irani arreston politikanë të shquar reformistë, përmend “lid...
38 aksidente dhe mbi 2100 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani: Pavarësisht sfidave, rruga e Kosovës drejt NATO-s dh...
Gyokeres pret më shumë gola për Arsenalin: Gjithmonë mund të...