Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi ka marrë pjesë në takimin e rëndësishëm para Kongresit të FIFA-së me presidentin e UEFA-së, Aleksandër Çeferin në Bangkok.
Në takimin e përbashkët të krerëve të 55 anëtareve të UEFA-së, janë diskutuar sfidat dhe mundësitë për zhvillimin e futbollit.
Aty është diskutuar edhe për mbështetjen e kandidaturave të shteteve evropiane (Gjermanisë, Belgjikës dhe Holandës) për organizimin e Kampionatit Botëror 2027 për femra, e ku për kandidaturën fituese do të vendoset në Kongresin e FIFA-s.
Ndërkaq, pas këtij takimi kreu i FFK-së së bashku me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Muamed Sejdini kanë zhvilluar takim të veçantë me presidentin Çeferin.
Ademi dhe Sejdini i diskutuan disa prej kërkesave të dy federatave në kuadër të zhvillimit të mëtejmë të futbollit në rajonin tonë. / Arbresh.info
Kurti: Më 7 qershor synojmë ta tejkalojmë rezultatin e kalua...
Ngjarje e rëndë në Tiranë, policit i vendoset thika në fyt –...
Arrin në Kosovë grupi i dytë i haxhilerëve, priten nga famil...
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës