Kryetari i komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti e ka pritur në takim sot kapitenin e kombëtares shqiptare, Berat Gjimshitin.
Gjimshiti i cili është me prejardhje nga Bujanoci dhe u mirëprit në takim nga kryeari i kësaj komune, pikërisht disa ditë para ndeshjes së madhe të Shqipërisë ndaj Serbisë, shkruan Arbresh.info.
Pajaziti i kërkoi një nder Gjimshitit, që ta fitojnë atë sfidë. Ndërkohë përgjigja e kapitenit ishte: “Me kësmet”.
Gjithashtu në shenjë falënderimi për pjesëmarrje i pari i Bujanocit i ka dhuruar një dhuratë kapitenit të Shqipërsië, ashtu siç e do tradita.
Ndërkohë në të njëjtën “monedhë”, ia ka kthyer edhe Gjimshiti, ku i dhuroi fanellën e tij të nënshkruar të Atalantas./Arbresh.info
A po pret Barcelona që Reali t’ua bëjë “Korridorin e nderit?...
Nesër afati i fundit për presidentin – si u përplasën të die...
“Vrasja për hakmarrje, pretendim i pavërtetë”, familjari i v...
U.d. Presidentja Haxhiu shpreh solidaritet me popullin ameri...
Hapet objekti i ri i Ministrisë së Bujqësisë në veri të Mitr...
Kuvendi sot mban seancë