Kanë përfunduar pjesët e para në katër ndeshjet e mbrëmjes së fundit në Ligën e Kampionëve për xhiron hapëse të këtij edicioni.
Kryendeshja mes Newcastle dhe Barcelonës ka përfunduar pa gola 0-0, përkundër mundësive të mira nga dy palët. Joao Garcia ka qenë në nivel duke mos lejuar të mposhten spanjollët disa herë, shkruan Arbresh.info.
Sfida tjetër interesante e mbrëmjes mes Man Cityt dhe Napolit gjithashtu është pa gola. Vlen të theksohet se italianët janë duke luajtur me një lojtar më pak që nga minuta e 21-të, kur me të kuq u përjashtua Di Lorenzo.
Frankfurti është duke shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj Galatasarayt. Teksa pjesën e parë duke triumfuar e ka mbyllur edhe Sportingu i cili po e mposht Kairat Almatyn. Në Portugali rezultati është 1-0./Arbresh.info
“Shkëlqimi dhe rënia e Prishtinës” – A gab...
Hodhën granatë në oborrin e një shtëpie në Vushtrri, arresto...
FIFA refuzon ndryshimin e kalendarit të Botërorit 2026, Iran...
Rasti tronditës në Lipjan, QKUK për gjendjen e 5-vjeçarit: P...
Konate rikthehet për Liverpool, dyshime për Gomez para përba...
U shpall shtet sponsor i terrorizmit – Çfarë përmban rezolut...