Google ADS

Kroos: Pashë reagimin e fëmijëve të mi, ata po qanin dhe një gjë e tillë më shkatërroi plotësisht

16:57 | 26 Maj 2024
D.H

Toni Kroos zhvilloi ndeshjen e fundit në “Santiago Bernabeu”, në barazimin e Real Madridit 0-0 ndaj Betisit.

Mesfushori gjerman ka vendosur të tërhiqet nga futbolli aktiv pas përfundimit të Euro 2024, shkruan Arbresh.info.

Finalja e Champions League përballë Dortmundit do të jetë e fundit për një ndër më të mëdhenjtë e historisë në rolin e tij me fanellën “Los Blancos”.

Në ndeshjen e fundit në Bernabeu 33-vjeçari u nderua nga tifozët, shokët, stafi teknik dhe klubi.

Ndërkohë që emocionet shpërthyen dhe lotët nuk mund të mbaheshin më në momentin që përqafoi fëmijët e tij.

Ai tha se triumfi në Champions League do të ishte mënyra perfekte për të mbyllur kapitullin me Realin.

“Po përpiqesha të isha i fortë, pastaj pashë reagimin e fëmijëve të mi. Ata po qanin dhe një gjë e tillë më shkatërroi plotësisht. Dua të falënderoj gjithë tifozët e Realit, klubin, shokët e mi, të gjithë. Në këto 10 vite këtu jam ndjerë si në shtëpinë time. Kam përjetuar momente të paharrueshme. Tani shpresoj të fitojmë Champions Leaguen e 15-të, do të ishte mënyra më perfekte për t’u ndarë me Realin”, u shpreh Toni Kroos.

Shpërndaje në rrjete sociale