Toni Kroos u fishkëllua në Arabinë Saudite, ku u luajt Superkupa e Spanjës, të cilën e fitoi Real Madridi pasi mposhti në finale Barcelonën me rezultat 4-1.
Gjatë këtij eventi Kroos u fishkllua nga tifozët e pranishëm në dy ndeshjet që Reali i luajti, shkruan Arbresh.info.
Por gjermani tha se ishte emocionuese dhe një eksperiencë e re.
“Ishte diçka e re dhe emocionuese. Ishte një eksperiencë e re, diçka që nuk e kisha përjetuar kurrë, por nuk doja ta humbisja”, tha Kroos në një bisedë me vëllanë e tij në podcastin “Einfach mal Luppen”.
Lojtari gjerman rrëfeu nuk mendonte se sulmet ishin vetëm për të.
“Nuk prisja asgjë nga këto. As që e mendoja se ishte për mua. Nuk mendoj se është mirë që të rinjtë të shkojnë në ligën saudite dhe të heqin dorë nga ndeshjet e mëdha e të nivelit të lartë në Evropë”, tha Toni Kroos.
Tifozët vërshëllyen Kroosin për arsye se ka qenë kritik ndaj lojtarëve të rinjë që marrin rrugë drejt Arabisë duke lënë futbollin evropian.
“E kuptova në fund të pjesës së pare vërshëllimat ishin vetëm për mua. Në fillim nuk e mendoja kështu. Pastaj pashë stolin dhe kuptova: “Kjo është për ty, vetëm për ty”, tha tutje Kroosi.
“Mund të them nga zemra se nuk më shqetësoi, as nuk ndikoi në mënyrën time të lojës, përkundrazi ishte mjaft argëtuese”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Arrestohet në Gjakovë i dyshuari për shpërndarje të material...
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...