Mesfushori legjendar i Real Madridit, Toni Kroos, ka bërë zgjedhjet më të veçanta të karrierës së tij brilante, duke ndarë mendimet për futbollistin më të mirë me të cilin ka luajtur, trajnerin ideal, stadiumin e preferuar dhe ndeshjen më të paharrueshme.
Në një intervistë për ish-yllin brazilian Romario, Kroos i cili së fundmi i ka dhënë fund karrierës si futbollist aktiv, është rikthyer pas në kohë për të reflektuar mbi momentet dhe figurat që kanë shënuar rrugëtimin e tij në futbollin botëror.
Gjermani nuk kishte dilema kur u pyet për lojtarin më të mirë me të cilin ka ndarë fushën.
“Futbollisti më i mirë me të cilin kam luajtur është Cristiano Ronaldo,” u shpreh Kroos, duke veçuar portugezin mes shumë yjeve me të cilët ka luajtur gjatë karrierës.
Sa i përket trajnerit që ka ndikuar më së shumti tek ai, Kroos zgjodhi Carlo Ancelottin.
“Ancelotti është trajneri më i mirë me të cilin kam punuar ndonjëherë. Ai di ta menaxhojë një ekip të madh më mirë se kushdo tjetër, jo vetëm nga ana futbollistike, por në çdo aspekt,” tha ai.
Kroos e cilësoi Santiago Bernabeu si stadiumin më të mirë në botë, ndërsa ndeshjen më të paharrueshme të karrierës së tij e zgjodhi finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2017, kur Real Madridi mposhti Juventusin me rezultatin 4-1.
Në fund, mesfushori gjerman, që ka hyrë në histori me trofetë dhe paraqitjet e tij, e përmblodhi gjithë karrierën me një fjali të vetme.
“Gjithçka që kam përjetuar ka qenë si një ëndërr”, deklaroi gjermani.
Ai u pensionua nga futbolli aktiv, pasi e mbyll Kampionatin Evropian me Gjermaninë vitin e kaluar./Arbresh.info
Studimi: Pse të sharat mund të na bëjnë më të fortë
Mbi 20% e votave të numëruara, Kurti kalon 70 mijëshin ̵...
Endrick mban stërvitjen e parë me Lyon, i gatshëm për debuti...
Eurostat: Alarmante, 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa t...
Putin nënshkruan dekretin për thirrjen e 260 mijë rekrutëve ...
Mbi 3 mijë persona humbën jetën duke tentuar të arrinin në S...