Selektori i Kombëtares së Kroacisë, Zlatko Dalic e ka zbuluar listën e 26 futbollistëve të ftuar për në Euro 2024.
Në mesin e të ftuarve s’kish se si të mungonte emri i veteranit dhe legjendës kroate, Luka Modric, për të cilin sigurisht që ky do të jetë Kampionati i fundit Evropian në karrierë.
Ndërkohë, shihen emrat e disa yjeve të futbollit evropian si Gvardiol, Kovacic, Brozovic etj., shkruan “Gazeta Express”.
Kroacia është treguar mjaft e fuqishme në vitet e fundit dhe synon të shkojë larg edhe në kompeticionin që do të mbahet në Gjermani nga 14 qershori deri më 14 korrik.
Siç dihet, kroatët gjenden në një grup me Shqipërinë, Spanjën dhe Italinë në Euro 2024.
Më poshtë mund ta shihni listën e të ftuarve të trajnerit Dalic.
Portierë: Livakovic, Ivusic, Labrovic.
Mbrojtës: Vida, Juranovic, Gvardiol, Sosa, Stanisic, Sutalo, Erlic, Pongracic
Mesfushorë: Modric, Kovacic, Brozovic, Mario Pasalic, Vlasic, Majer, Ivanusec, Sucic, Baturina.
Sulmues: Perisic, Kramaric, Petkovic, Pjaca, Budimir, Marco Pasalic.
Zbulohet koncepti i pamjes së re të “NEWBORN” për 18 vjetori...
Marco Rubio pritet të takohet me Orban në Hungari
Noni Madueke thotë se tifozët e Arsenalit duhet të jenë të e...
OKB: Mbi 6 mijë të vrarë në tre ditë nga ofensiva e forcave ...
Moti në Shqipëri me vranësira të dendura dhe reshje shiu
Sot mbyllen deklaratat e mbrojtjes në procesin ndaj ish-krer...