Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sot përfundoi stërvitjet në “Agron Rama” të Obliqit.
Futbollistët u stërviten në një terren që nuk ishte aspak i mirë, tha për supersport mesfushori Hekuran Kryeziu.
“Ishte mirë [stërvitja], por i kemi dy-tre lëndime të vogla, ishalla nuk janë shumë të rënda,” u shpreh Kryeziu.
“Nuk është lehtë [të stërvitet] në këtë fushë, lojtarët janë mësuar në tjera fusha, mirëpo në këtë situatë jemi.”
Sportali më herët raportoi për një lëndim të mbrojtësit Avni Pepa në stërvitjen e sotme.
Pepa e pësoi keq pas një dueli me Milot Rashicën, me stafin mjekësor që u desh të intervenonte.
Ndër të tjerash, edhe Valon Berisha u pa duke u stërvitur ndaras nga grupi, në tentativë që të rikuperohet në kohë për ndeshje.
Kujtojmë se Kosova zhvillon ndeshje kundër Turqisë më 11 qershor.
Abdixhiku arrin në kuvend, nuk deklarohet për media
Çështja e presidentit, Nagavci: Do të vazhdojmë me takime
Hapet rruga për ndërtimin e Qendrës Emergjente në QKUK, prit...
Bie për dy cent çmimi i naftës në Kosovë
Lutfi Haziri: Lumir Abdixhiku është kandidati që e përkrahim...
Neymar në ‘radarët’ e klubit amerikan