Shqipëria luajti baras ndaj Ishujve Faroe pa gola 0-0, në ndeshjen e fundit të kampanjës kualifikuese për Euro 2024.
Edhe pse u ndalën në barazim nga Ishujt, kuqezinjtë siguruan vendin e parë në tabelë, shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshjes Kristjan Asllani foli rreth ndeshjes, ai u shpreh se duhej që të fitonte Shqipëria.
“Nuk kërkonim barazimin, duhej të fitonim. Por ata luftuan shumë bënë presion lart, mirë që nuk e pësuam. Por, një barazim është në rregull”, tha Asllani.
Tutje ai tregoi për përshtatjen e tij me Keidi Baren.
“Nuk ndryshon asgjë, duhet të vazhdojmë kështu. Do të luftojmë të gjithë për të mbajtur vendin dhe të gjithë ata që nuk janë titullar, stërviten shumë mirë”, shtoi Asllani.
Ai theksoi se nuk po e kuptonin lojën e Ishujve.
“Nuk po kuptonim si po luanin, kishte pak hapësira. Kam tentuar disa herë të gjeja Bajramin, por është e vështirë të vertikalizosh”, përfundoi Asllani./Arbresh.info
Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimi...
“Paqe, shpresë e harmoni”: Urimi i ambasadorit britanik për ...
Tri pikat që u miratuan në mbledhjen e fundit të qeverisë pë...
‘‘Shprehim mirënjohjen tonë për miqësinë tuaj’’, ambasada am...
Zvicra në prag të Vitit të Ri, ngrica dhe mjegull
Abdixhiku pranon rezultatin zgjedhor: Me kohë e në vendin e ...