Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, së shpejti do të vizitojë Shqipërinë. Gjatë takimit të sotëm në Bratisllavë, gjatë punimeve të Kongresit të UEFA-s, kreu i FIFA-s pranoi me kënaqësi ftesën e Presidentit të FSHF-së për të vizituar Shqipërinë në një kohë shumë të shpejtë.
Forcimi i partneritetit dhe vazhdimi i një bashkëpunimi të ngushtë me FIFA-n dhe UEFA-n kanë qenë në qendër të bisedës së sotme.
Ndërkaq, pas mesazhit zyrtar, Presidenti i FIFA-s përcolli urimet te Presidenti Duka për rizgjedhjen, por edhe për një proces zgjedhor me standarde dhe të vlerësuar maksimalisht.
Kualifikimi i Shqipërisë në Europian, nominimi për finalen e Superkupës së Europës, infrastruktura në hapa galopantë, përfshirja e Shqipërisë në shumë projekte, ka bërë që vendi ynë dhe vetë FSHF të ketë peshën e saj në imazhin europian dhe botëror të futbollit, raporton Tch.
Për FIFA-n dhe UEFA-n, FSHF-ja mbetet një partner strategjik në zhvillimin e futbollit për të mirën e lojës. /arbresh.info/
“Ftoj familjarët për përmbajtje”, Hysni Mehani thotë se ësht...
“Dy minatorë nuk janë mirë me shëndet”, Dobra jep detaje për...
Aksident trafiku në Pejë, një i lënduar
Haradinaj: Masakrat janë dëshmi e rrugës së rëndë që kaluam ...
Haxhiu takon të moshuarën që i tha Kurtit “Mos lësho pe”, i ...
“Kosova aleati më besnik i Amerikës” – kongresisti amerikan ...