Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi nëpërmjet një mesazhi drejtuar homologut të tij danez, Jesper Møller ka shprehur solidaritetin e tij dhe të komunitetit të futbollit të
Kosovës ndaj futbollistit Christian Eriksen, i cili mbrëmë në ndeshjen Danimarkë – Finlandë në kuadër të Euro 2020, u rrëzua në fushë dhe për disa momente luftoi për jetë. Fatmirësisht gjendja e tij tani duket se është stabilizuar dhe pritet që ai t’i rikthehet jetës normale.
Në letrën e tij, presidenti Ademi uron që Eriksen t’i kthehet sa më parë pasionit të tij – futbollit.
Letra e plotë e presidentit Ademi drejtuar homologut të tij, Jesper Møller:
Bota e futbollit dhe jo vetëm u shokua mbrëmë nga pamjet në ndeshjen Danimarkë-Finlandë, kur Christian Eriksen u rrëzua pa ndjenja në fushë.
Ai moment kritik për jetën e tij bëri që ankthi të na pushtojë të gjithëve, por njëherësh edhe na bashkojë në lutjet tona drejtuar Perëndisë për ta tejkaluar atë gjendje. Fatmirësisht reagimi i stafit mjekësor, forca e tij për të luftuar për jetën dhe lutjet nga të katër anët e globit bën që Eriksen ta fitojë këtë betejë.
Tashmë kur vijnë lajme të mira nga stafi mjekësor që është nën përkujdesjen e Eriksenit, ne të gjithë ndihemi më të qetë dhe qëndrojmë në solidaritet të plotë me lojtarin, me shpresë dhe besim se së shpejti do t’i kthehet familjes së tij dhe futbollit edhe më i fortë.
Në emër të KE të FFK-së dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë uroj që Eriksen sa më parë t’i kthehet normalitetit dhe pasionit të tij – futbollit, për ta ndihmuar kombëtaren e Danimarkës dhe klubin e tij në arritjen e objektivave.
Lutjet dhe mendimet tona janë me ty Eriksen!
Të presim edhe më të fortë!
Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së./arbresh.info/
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...