Kampionati Evropian për U21 është një temë e cila po diskutohet tash e disa muajë, për arsye të organizimit të këtij eventi.
Shqipëria pritet të zgjasë dorën për një marrëveshje me Serbinë për organizimin e këtij kompeticioni, shkruan Arbresh.info.
I ftuar në emisionin SportNews në Shqipëri, kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është pyetur lidhur me këtë çështje.
Ai përmendi disa nga arsyet pse shqiptarët e Kosovës, janë prekur nga ky organizim.
“Mes dy Federatave nuk do ketë luhatje, por dihet që vendimi nuk është pritur mirë nga njerëzit. Kjo me Serbinë tejkalon pjesën e futbollit. Ne me Serbinë kemi probleme që ende nuk kanë përfunduar, ndaj kjo është arsyeja përse njerëzit janë prekur. Në Kosovë pothuajse çdo familje ka dikë që i është vrarë në luftë, ose i është zhdukur. Ende nuk ka një kërkim-falje nga Serbia. Gjithsesi, në një këndvështrim tjetër, në UEFA apo FIFA nuk ka politikë”, tha ndër të tjera Ademi.
Kujtojmë se këtij organizimi UEFA pritet të ia jap vulën në muajin dhjetor të këij viti kur pritet të zyrtarizojë vendet organizuese./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...