Federata e Futbollit të Kosovës po merr pjesë në Kongresin e 75-të i FIFA-s, që është duke u mbajtur në Paraguai.
Nga FFK-ja në këtë Kongres po marrin pjesë presidenti i FFK-së, Agim Ademi, nënkryetari Bakir Burri dhe ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm, Markus Ëiedner, shkruan Arbresh.info.
Lajmi është bërë i ditur nga FFK-ja, përmes një postimi në sajtin e tyre zyrtare.
Njoftimi i plotë nga FFK:
Në Asunción të Paraguait po zhvillohet Kongresi i 75-të i FIFA-s, ngjarje kjo e rëndësishme për futbollin botëror. Në këtë kongres po merr pjesë edhe delegacioni i Federatës së Futbollit të Kosovës, i përbërë nga presidenti Agim Ademi, nënkryetari Bakir Burri dhe ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm, Markus Ëiedner.
Punimet e Kongresit filluan me vonesë, në orën 12:30 sipas kohe lokale, për shkaqe teknike.
Ky kongres përkon me 100-vjetorin e anëtarësimit të Federatës së Futbollit të Paraguait në FIFA, duke e bërë këtë edicion edhe më të veçantë. Po ashtu, Kongresi i sivjetmë shënon një periudhë të rëndësishme për Amerikën e Jugut në kontekstin e zhvillimeve të mëdha në futbollin global, me këtë kontinent që do të jetë nikoqir i Kupës së Botës për Femra FIFA 2027™, si dhe i ndeshjeve festive për 100-vjetorin e Kupës së Botës FIFA™ në vitin 2030.
Pjesëmarrja e krerëve të FFK-së në këtë Kongres përbën një mundësi të mirë për diskutime dhe forcim të bashkëpunimit me federatat dhe konfederatat e tjera.


Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...