Sulmuesi kosovar Ermal Krasniqi dje zyrtarisht i është bashkuar klubit të madh rumun, Rapidit të Bukureshtit.
Krasniqi është transferuar nga Cluji tek gjiganti rumun. Reprezentesi i Kosovës, në një intervistë për faqen zyrtare të Rapidit, është shprehur i lumtur që është bërë pjesë e këtij klubi të madh, skuadër ku luajnë edhe dy kosovarët tjerë, Albion Rrahmani dhe Florent Hasani.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe jam pjesë e këtij ekipi. Faleminderit për pyetjen! Zgjodha të vij në Rapid sepse më pëlqen stili i lojës këtu, por edhe për shkak të atmosferës së jashtëzakonshme. Mezi pres të luaj në këtë stadium”, ka thënë Krasniqi.
Ish-sulmuesi i Ballkanit, thotë se i pelqën atmosfera çfarë krijohet në stadiumin e Rapidit. Ai premton se do të jep maksimumin në fanellën e kësaj skuadre rumune.
“Sa herë që luaja këtu, në Giuleşti, ndihesha shumë mirë dhe më pëlqeu shumë atmosfera. Tani, mezi pres të luaj para tifozëve dhe me ndihmën e tyre, jam i sigurt se do të japim gjithçka”, ka theksuar Krasniqi.
Ai ka folur edhe për dy bashkëkombësitë e tij, Albion Rrahmanin dhe Florent Hasanin.
“Me Albion kemi luajtur bashkë në Kosovë, në FC Ballkani dhe jam shumë i lumtur sepse pjesë e ekipit tani është edhe Florent Hasani. Ne do të bëjmë më të mirën për të arritur objektivat tona”, ka pohuar Krasniqi./rtk
“Miri shkon te dyqani i Stelinës dhe iu blen lule dash...
Reduktime të rrymës sot dhe nesër, njoftim me rëndësi nga KO...
Rinumërimi i votave mund të zgjasë deri në dy javë
Intervistohen tetë prokurorët që aplikuan për avancim në Pro...
“Kam prime në BBVA”, Monika Kryemadhi thotë se ë...
Urbanizimi i pakontrolluar, shkaku kryesor i vërshimeve të f...