Kampioni botëror në boks, Haxhi Krasniqi, ka thënë se në ndeshjen me ish-kampionin Domenic Boesel, e ka ditur se njëri nga ta do të përfundojë në spital.
Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai ka shtuar se nëse nuk do ta kishte fituar këtë titull, do ta kishte përfunduar karrierën e tij.
“Ka qenë shansi i fundit për titull të botës. Në fakt kjo ishte një ndeshje që kishte vonuar 15 vjet. Kam qenë shumë i përgatitur sepse kam dashur që të përmbushem më këtë titull. Ja kam dhënë çdo koncentrim gjatë gjithë vitit kësaj ndeshje”.
“Plani ka qenë që katër raundet e para të analizohet kundërshtari. Prej raundit 5 kam thënë se kjo ka me qenë e rrezikshme sepse njëri prej nesh do të përfundojë në spital”.
“Unë e kam ditur se duhet punuar 10 herë më shumë. Ai është dashur vetëm të qëndrojë në këmbë për të fituar – i ka pasur gjasat shumë të mëdha nëse ai do të qëndronte deri në raundin e 12-të”.
“Ishte kampioni dhe nuk kam guxuar të kem mendime joserioze për këtë ndeshje dhe për këtë arsye jam përgatitur maksimalisht që gjithçka të përfundojë në favor timin”.
“Ka qenë vendim i imi që nëse kësaj radhe nuk ndodhë, do ta përfundoj karrierën. E kam një karrierë shumë të mundimshme dhe të pastër sa që unë i kam bërë një disiplinë të madhe”.
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj
Pezullohet udhëtimi i Zëvendëspresidentit Vance, negociatat...