Treshja e famshme e sulmuesve të Liverpoolit Sadio Mane, Roberto Firmino dhe Mohamed Salah së bashku shënuan 30 gola në Ligën e Kampionëve, kurse kanë shtuar edhe gjashtë të tjera në këtë total.
E trajneri i Bayernit, me të cilët do të përballen, Niko Kovac i ka cilësuar ‘Reds’ si anën më të mirë të botën e futbollit, duke insistuar se lojtarët e tij nuk mund të lënë sulmuesit e Liverpoolit të lirë për asnjë sekondë, transmeton portali arbresh.info.

“Unë dhe shumë trajnerë të tjerë e dimë se Liverpooli është skuadra më e fortë në ndeshjen e tranzicionit, ne duhet të kemi një mesfushor të fortë, një sulm të mirë dhe një ekuilibër të mirë midis sulmit dhe mbrojtjes”, u tha ai gazetarëve.
“Nëse ne lëmë njëri nga sulmuesit e fortë në këtë ekip, e gjithë kjo mund të marrë fund.
“Ne po flasim për Liverpoolin dhe jo çfarëdo skuadre. Është ajka dhe më të mirë e futbollit evropian, futbollit botëror realisht”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...