Trajneri i Bayern Munich, Niko Kovac, është shprehur optimist pasi Bayern ka mësuar se për kundërshtar do ta ketë Liverpoolin.
Ai beson se “The Reds” janë kundërshtari më i vështirë i mundshëm që Bayerni mund ta kishte përball, por njëkohësisht ka shprehur besimin për kualifikim tutje.
“Të gjithë do të shohim një ndeshje fantastike. Është shorti më i vështirë që mund të kishim” ka thënë ai, shkruan “Metro”.
“Liverpool vitin e kaluar kishte prekur finalen dhe janë në krye të Premierligës, si dhe favoritë për Ligën e Kampionëve” ka thënë tutje kroati.
“Ne jemi Bayerni, dhe jam i sigurt se Liverpool e di se duhet të udhëtojnë këtu për ndeshjen e dytë. Shanset janë 50-50. Do të shohim se çdo të ndodh. Jam shumë optimist për kalimin tutje” ka përfunduar trajneri i kampionëve në fuqi të Bundesligës.
Bayern – Liverpool padyshim do të jetë ndeshja më interesante në fazën e 1/16 të Ligës së Kampionëve.
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...