Pas fitores pasditen e së enjtes në miqësore ndaj Gjibraltarit, Kosova është para një sfide shumë të rëndësishme.
“Dardanët” do të përballen mbrëmjen e së hënës më 14 tetor kundër Malit të Zi në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan portali arbresh.info.
Ndeshja mes dy skuadrave zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020 dhe cilësohet tepër e rëndësishme në shanset tona për kualifikim në turneun madhështor.
UEFA ka zbuluar emrat e gjyqtarëve për këtë ndeshje dhe detyra kryesore i është dhënë gjyqtarit portugez Artur Manuel Ribiro Soares Dias.
Asistent të tij do të jenë dyshja Rui Licinio Barbosa Tavares dhe Paulo Alexandre dos Santos Soarez.
Gjyqtari i katërt është caktuar Hugo Filipe Ferreira de Campos Moreira Miguel, ndërsa mbikëqyrës është Emil Bozinovski./arbresh.info/
Tragjedia në Malishevë, nënkryetari Krasniqi: Askush nuk ka ...
Reagimi i Vuçiqit dhe paralajmërimi për armatosje, kryediplo...
Trump: Bllokada e porteve iraniane mbetet në fuqi
Caicedo vazhdon me Chelsea deri në vitin 2033
Vdes zyrtari i Shërbimit Korrektues të Kosovës pasi u rrokul...
Nxënësi 15-vjeçar ndërron jetë në sallën e edukatës fizike n...