Pjesa e parë e miqësores Kosovë – Gjibraltari ka përfunduar pa gola.
“Dardanët” kishin një dominim të plotë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Pishtinë kundër skuadrës mysafire, shkruan portali arbresh.info.
Por, pavarësisht nëntë përpjekjeve në portë skuadra e Bernard Challandes nuk arriti të gjej rrjetën teksa Gjibraltari bëri vetëm dy përpjekje dhe të dyja brenda portës.
Sa i përket posedimit të topit, Kosova udhëhoqi me 66 për qind, ndërsa Gjibraltari kishte vetëm 34 për qind.
Kombëtarja jonë dominoi gjithashtu në sulme të rrezikshme, gjuajtja nga këndi, bllokim të goditjeve dhe gjuajte jashtë portës.
Arbresh.info do t’iu mbajë të informuar në kohë reale për çdo zhvillim rreth ndeshjes./arbresh.info/

Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron