Përfaqësuesja e Kosovës U21 do të luajë ndaj Gjermanisë mbrëmjen e kësaj të marte në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari”, në kuadër te kualifikueseve për Europianin e ardhshëm. Favoriti nuk diskutohet por suksesi ndaj Azerbajxhanit ka shtuar motivimit te formacioni vendas.
Kosova në duelin me Gjermaninë nuk do të ketë në dispozicion Brojën, Dakun e Kolgecin të lënduar, madje, ky i fundit tashmë është kthyer në skuadrën e tij pasi pësoi një frakturë ndaj Azerbajxhanit.
Megjithatë, përzgjedhësi i Kosovës, Rafet Prekazi beson se skuadra e tij do të këtë paraqitje të mirë edhe pse përballë janë Panxerat.përfaqësuesja e Kosovës për moshat 21 vjec, pas ndeshjes me Gjermaninë ka dy ndeshje të tjera kualifikuese, kundër Irlandës dhe Izraelit. /Tch/
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...