Duket se as moti më shi në ndeshjen e parë të “Turkish Women’s Cup – Alanya 2018’’, nuk ishte në anën e Kosovës pasi pësuan me rezultat 6:0 në duel me Kombëtaren e Francës (B), njofton FFK, përcjellë arbresh.info.
Pranimi i golit shumë herët qysh në minutën e 3-të, me gjasë i dekurajoi tej mase vashat tona, të cilat në këtë ballafaqim hynë edhe me një respekt të tepruar ndaj Francës, e cila barte me vete një bagazh të madh të përvojës ndërkombëtare, gjithsesi e përcjellë edhe me cilësi individuale dhe kolektive.
Futbollistet e Kosovës me gjithë orvatjet dhe dëshirën që të bëjnë diçka më shumë në këtë përballje ishte e kot, sepse fati deshi që në hapje të këtij turneu të ballafaqohen me Kombëtaren jo të barabartë në asnjë aspekt.
Si do qoftë kjo duhet t’u shërbejë vashave tona si mësim për ndeshjet tjera. Pas ndeshjes ja se çka deklaruan nga tabori i Kombëtares sonë.
Franca (B) – Kosova 6:0 (4:0)
Stadiumi Gold Citz
Shikues disa qindra.
Shënues: Danielle(3 e 37), Claire(12), Delphine(42), Anng(74) eNadjama(85)
K.V. Danielle e FR e Syla e Kos.
Franca(B): Elisa, Marinc, Haëa(Nadjang), Anaig, Delphine(Anng), Imes(Chalotte), Clara(Thea), Claire, Anais, Danelle e Pauline(Lindsay).
Kosova: Kolgeci (Leci), F. Shala, Vllasaliu(Syla), Pjetri(Ternava), Biçkaj(Reçica), B. Shala, Jakupi(Rexha), Limani, Kryeziu, Kastrati, Ejupi (Bajra).
Kalon në parim projektligji për Byronë e Konfiskimit të Pasu...
Irani shpall të hapur Ngushticën e Hormuzit përkohësisht
Sveçla: MPB përmbyll tremujor të suksesshëm me progres në re...
Valdete Daka pensionohet pas një karriere mbi 30-vjeçare
OKB: Mesatarisht 47 gra dhe vajza vriten çdo ditë gjatë luft...
Vjosa Osmani falënderon presidentin Erdogan për ftesën në Fo...