Futbollisti nga Kosova që luan në Gjermani, Valdrin Mustafa ishte në formën e duhur këtë sezon dhe për këtë arsye ka arritur një marrëveshje të re me klubin e Kaiserslautern.
Sulmuesi i ri i cili refuzoi Përfaqësuesen e Kosovës për Kombëtaren e Shqipërisë, ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin e Kaiserslautern, shkruan IndeksOnline.
Krejt kjo vjen për shkak se futbollisti kosovar ishte në formë të jashtëzakonshme dhe arriti të shënoi afro 20 gola këtë sezon për U19.
Burimet brenda lojtarit thanë për IndeksOnline, se kjo është një arritje e madhe për futbollistin, ndërsa e pranuan se kishin refuzuar një ofertë të Bayern Munchen vetëm se Valdrini është i ri në moshë dhe mund të dëmtohet atje.
Mustafa ka zhvilluar disa ndeshje me Kombëtaren Shpresa, duke shënuar disa gola. Vitin tjetër kosovarin mund ta shohim në Bundesliga2.
Kamberi: Vuçiq i di edhe çmimet e produkteve në treg, e s’po...
Rama publikon 100 projektet e realizuara gjatë muajit gusht ...
Lajçak takohet me eurodeputetin Bilcik, diskutojnë për situa...
Tre të vrarë nga të shtënat me armë në Roterdam
Tahiri: Secila parti politike duhet ta ndihmojë Kurtin ta do...
EBA bën thirrje për kthim në dialog mes Kosovës dhe Serbisë