Kombëtarja e Kosovës po vazhdon përgatitjet për dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2024 kundër Rumanisë dhe Bjellorusisë.
“Dardanët” sot kanë zhvilluar seancën e radhës stërvitore, ku kanë zhvilluar një lojë kontrolluese me grupin e futbollistëve që është ndarë në dy ekipe.

Përkundër reshjeve të vazhdueshme të shiut dhe fushës së rrëshqitshme, futbollistët kanë treguar përkushtim maksimal dhe kanë shfaqur formë të mirë.
Përzgjedhësi Alain Giresse e ka vëzhguar me vëmendje paraqitjen dhe lëvizjet e futbollistëve, teksa me stafin e tij do ta bëjë edhe videoanalizën e performancës së tyre, në mënyrë që t’u japë udhëzimet e nevojshme për ndeshjen kundër Rumanisë.

Stërvitja e radhës e Kombëtares është paraparë të zhvillohet të martën në orën 10:30 në Kampin Nacional në Hajvali./Arbresh.info/
Ndëshkohen pesë shoferë për kundërvajtje trafiku në Ferizaj
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë