Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit në Kampin Nacional në Hajvali para nisjes për në Bazel.
Dardanët do të luajnë të premten kundër Kombëtares së Zvicrës, në ndeshjen e parë të ciklit kualifikues për Kupën e Botës 2026.
Atmosfera në kampin e Dardanëve është shumë pozitive, ndërsa të gjithë futbollistët po punojnë me përkushtim maksimal.
Në seancën e sotme stërvitore, përzgjedhësi Franco Foda ka punuar në detaje taktike, duke u fokusuar në organizimin ofensiv dhe mbrojtës, në ndërprerje dhe në reagimin e ekipit gjatë tranzicioneve të lojës.
Ekspedita e Dardanëve do të udhëtojë nesër (e enjte) paradite drejt Bazelit, aty ku do të zhvillojë edhe një stërvitje dhe më pas më 5 shtator do të përballet me Zvicrën në stadiumin “St. Jakob-Park”.




Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...
Haxhiu në Mitrovicë: 104 persona ende të zhdukur, Serbia pen...
Mbappé ende në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Barcelonës
Shqipe Selimi: Vendimi për katërshen e UÇK-së rrezikon të sh...
Përparim Rama shkarkon edhe një drejtor