Dardanët e rinj kanë arritur një fitore të rëndësishme.
Kosova U21 ka fituar me rezultat 2-1 në sfidën ndaj Shqipërisë U21.
Pjesa e parë përkundër rasteve të mira shënimi që kishin të dyja kombëtaret u mbyll baras 0-0.
Në pjesën e dytë ishte Shqipëria ajo që gjeti golin e para pasi Bernard Karrica realizoi në min e 58′ për 0-1.
Në vazhdim ‘Dardanët’ morën kontrollin e lojës dhe arritën të barazojnë rezultatin në min e 66′ me golin e Erolind Krasniqit.
Krejt në fund të ndeshjes ishte Arlind Sejdiu ai që në min e 90+2′ realizoi për t’i dhënë një fitore të madhe ekipit të tij.
Kosova U21 tani ka gjashtë pikë në vendin e pestë, kurse Shqipëria mbetet e treta me nëntë pikë.
Rama në Tivat për Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Fokus në z...
Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndih...
Merz dhe Macron me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt ...
Dy persona therën me thikë në Prizren, policia zbulon detaje...
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vu...