Kosova U21 ka shënuar fitore të madhe me rezultat 7-0 ndaj San Marinos U21 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2027, i cili do të mbahet në Shqipëri dhe Serbi.
Eliot Bujupi hapi llogarinë e golave në minutën e 12-të në ndeshje, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa katër minuta më vonë Leon Frokaj shënoi golin e dytë. Tjetër gol u shënua në pjesën e parë kësaj radhe realizoi Hekuran Berisha, ku festoi në mënyrë të veçantë.
Pas një orë loje Hekuran Berisha realizoi golin e dytë personal dhe të katërtin për Kosovën.
Tre minuta më vonë rezultati shkoi në 5-0, ku realizoi Lirim Jashari menjëherë pasi u inkuadrua në lojë.
Për golin e gjashtë u përkujdes Julind Selmonaj në minutën e 76-të.
Kurse gjashtë minuta Leon Frokaj vulosi fitoren e Kosovës u21 me rezultat 7-0.
Pas tri ndeshjeve të luajtura Kosova ka katër pikë dhe është në pozitën e katërt./Arbresh.info
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...
LDK me Osmanin në listë do të ketë rreth 20 kandidatë nga ek...