Kosova U20 në basketboll është renditur përfundimisht në vendin e dytë në Grupin D të FIBA Kampionatit Evropian, Divizioni B, duke siguruar për herë të parë një vend në çerekfinale të këtij kompeticioni.
Në ndeshjen e katërt dhe të fundit të grupit, Kosova është mposhtur nga Turqia me rezultatin 88:44 (26:10, 24:0, 16:16, 22:18).
Skuadra turke e ka dominuar në pjesën e parë, duke fituar bindshëm dy periodat e para, përkatësisht 26:10 dhe 24:0.
Megjithatë, pjesa e dytë ka qenë më e balancuar, ku Dardanët kanë arritur ta barazojnë çerekun e tretë 16:16, ndërsa çerekun e fundit e kanë humbur ngushtë 22:18.
Te Kosova më efikasi ka qenë Erolt Rrahmani me dymbëdhjetë pikë dhe tetë kërcime, ndërsa Orges Shatri ka shtuar njëmbëdhjetë pikë.
Pavarësisht humbjes ndaj lideres së grupit, Turqisë, Kosova e ka mbyllur fazën e grupeve me tri fitore radhazi, ndaj Suedisë, Shqipërisë dhe Hungarisë./rtk
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar