Pas dy disfatave që kishte kundër dy Kombëtareve seniore, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut, Kombëtarja e Kosovës U19, femrat, ka treguar paraqitje premtuese kundër Maqedonisë së Veriut U19, në turneun memorial ndërkombëtar që po zhvillohet në Krushevë, duke triumfuar me rezultat 3-2 në sete.
Kjo fitore erdhi në kohë perfekte për ekipin e Lorik Ilazit, i cili tregoi paraqitje motivuese, para Kampionatit Ballkanik që zhvillohet mes datave 10-14 gusht.
Kujtojmë se ky turne memorial në Maqedoni të Veriut ishte përvojë e mirë dhe e rëndësishme për vashat kosovare, për të kuptuar më shumë rreth formës së ekipit para Kampionatit Ballkanik./arbresh.info/
Shi dhe erë e fuqishme, parashikimi i motit për nesër
Harry Bajraktari: Nuk kam ambicie për t’u bërë preside...
Universiteti `Ukshin Hoti` në Prizren merr akreditim institu...
Muriqi mbetet pa trajner, Mallorca shkarkon Arrasten
Ukrainës i duhen 588 miliardë dollarë për t’u rindërtuar nga...
Shqipëria merr pjesë me 180 shkolla në testimin ndërkombëtar...