Kombëtarja e Kosovës U19 është fituese e turneut “Roma Caput Mundi”.
Në ndeshjen finale, e cila u zhvillua sot në kryeqytetin italian, Dardanët U19 e kanë mundur Lazion U19, me rezultat 2:1, duke u konfirmuar për herë të dytë radhazi kampion të këtij eventi.
Edhe në ndeshjen finale, skurse në tri ndeshjet e mëparshme, lojtarët e përzgjedhësit Ramiz Krasniqi treguan kualitet dhe vendosmëri për sukses.
Të parët në epërsi kaluan futbollistët e skuadrës italiane, në fillim të ndeshjes me golin e shënuar nga Bersaglia, por më pas Dardanët e përmbysën rezultatin me golat e Riad Jasharit nga penalltia në minutën e 15-të dhe Etnik Brrutit në pjesën e dytë.
Përzgjedhësi Ramiz Krasniqi u shpreh i lumtur që për herë të dytë radhazi ekipi i tij e fitoi këtë turne, duke dëshmuar cilësi dhe kulturë të lartë sportive.
Kosova e kishte fituar këtë turne edhe në vitin 2020, derisa në vitin 2021 ai nuk është mbajtur për shkak të pandemisë.
“Këtë turne e vlerësoi shumë pozitiv, ngase i kemi luajtur katër ndeshje me intensitet në një periudhë të shkurtër prej pesë ditësh. Jemi bazuar kryesisht në ekipin që e kemi titullar, në mënyrë që ta shohim përgatitjen e tyre para ndeshjeve zyrtare. Kemi hasur paksa vështirësi në ndeshjet me skuadrat më të dobta, si pasojë e motivimit më të vogël, por me ekipet e forta kemi treguar shumë seriozitet, angazhim dhe kualitet. Në përgjithësi turneu ishte shumë i dobishëm, ngase e kemi pa në tërësi një grup të lojtarëve në të cilët mund të llogarisim, ku 12-13 lojtarë e kanë dëshmuar se e meritojnë të jenë pjesë e Kombëtares, derisa të tjerët që kanë pasur hapësirë më të vogël, do t’u jepet rasti herave tjera për t’i dëshmuar vlerat e tyre”, ka thënë Krasniqi.
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit