Kombëtarja e Kosovës U17 ka pësuar humbje nga Kroacia U17, me rezultat 0:4 në stadiumin ‘Branko Čavlović-Čavlek”. Në ndeshjen e parë në kuadër të grupit 9-të të turneut kualifikues për Kampionatin Evropian “Qipro 2024″, Dardanët rezistuan vetëm deri në finish të pjesës së parë.
Të përzgjedhurit e Arbnor Morinës pësuan golin e parë nga Patrice Covic, një minutë para se të mbyllej koha e rregullt e pjesës së parë. Vetëm tre minuta pasi filloi pjesa e dytë, Dardanët pësuan golin tjetër nga Mislav Cutuk, përcjell Arbresh.info.
Përzgjedhësi Morina ndonëse bëri disa zëvendësime 10 minuta më vonë, duke e futur në lojë Jerlijajn, Rexhepin dhe Hazirin, në vend të Hajdinit, Isajt dhe Pacit, as kjo nuk bëri punë pasi që vetëm katër minuta më vonë, kroatët thelluan epërsinë në 3:0 me golin e Marko Zebic.
Edhe Kroacia U17 aplikoi dy zëvendësime pas golit të tretë, dhe kështu arritën të shënojnë sërish në minutën e 80-të, përmes Ivan Baric, për 0:4 cili ishte edhe rezultati përfundimtar.
Në ndeshjen e radhës Kosova U17 ballafaqohet me Kombëtaren e Anglisë, me 6 nëntor nga ora 12:00. /Arbresh.info/
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...