Kosova U19 që udhëhiqet nga përzgjedhësi Adil Maliqi, e ka nisur me këmbën e mbarë në Elite Round.
Djelmoshat tanë fituan me rezultat 1-0 ndaj Austrisë në ndeshjen hapëse, në luftën e tyre për një vend në Kampionatin Evropian.
Kosova ishte e para që rrezikoi, por që gjuajtja e Eliot Bujupit u ndal nga mbrojtja austriake.
Në minutën e 22-të, austriakët fituan penallti, por që gjuajtjen e Furkan Dursun e priti portieri ynë Erion Avdijaj.
Në fundin e pjesës së parë austriakët ishin më të rrezikshëm, por që mbrojtja e dardanëve ishte e pathyeshme.
Me të filluar pjesa e dytë, Kosova gjeti golin e epërsisë në minutën e 49-të, kur Elvir Gashijani gjuajti, portieri austriak mbron gjuajtjen e tij, por nga topi i kthyer njëri nga mbrojtësi shënoi në portën e tij për 1-0.
Edhe pse austriakët u lëshuan me të gjitha forcat në sulm, lojtarët e Kosovës ruajtën me çdo kusht rezultatin deri në fund për të marr fitoren e parë në Elite Round.
Rezultat që i shkoi për shtati Kosovës ishte edhe barazimi mes Sllovenisë dhe Spanjës (1-1), ku Dardanët pas xhiros së parë janë lider me 3 pikë, ndërsa Spanja dhe Sllovenia kanë nga 1 pikë. Austria mbetet e fundit pa pikë.
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...
7 të vdekur nga shpërthimi në një minierë të paligjshme qymy...
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë