Kombëtarja e Kosovës në Basketboll, gjenerata U-18, ka zhvilluar ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian, Divizioni B, i cili po mbahet në Rumani.
Në takimin e parë, Kosova është përballur me kombëtaren e Hungarisë, ndaj së cilës ka pësuar me rezultatin 57:58, shkruan lajmi.net.
Përkundër humbjes, Dardanët kanë zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë, duke qenë në shumë minuta të barabartë me kundërshtarin.
Nga skuadra kosovare më i dalluari ishte Erhan Sholla me 18 pikë, si dhe Albin Berisha që shtoi 11 sosh.
Sfida e radhës për djelmoshat kosovarë do të jetë ajo kundër Suedisë, e cila luhet të shtunën, me fillim nga ora 15:15.
Dukagjini, finalisti i dytë i Kupës
“Ne kundër botës”, Brikena poston video me Mateo...
Ariu i zi ngec në një pemë për disa orë në New York, dalin p...
Finale historike në Kupën e Kosovës: Dukagjini–Ferizaj, njër...
Trump: Bisedimet SHBA-Iran mund të zhvillohen brenda 72 orëv...
Mali i Zi më afër anëtarësimit në BE