Kombëtarja U17 e Kosovës në konkurrencën e meshkujve ka nisur sot grumbullimin treditor në Kampin Nacional në Hajvali.
Përzgjedhësi Arbnor Morina, ka ftuar 20 futbollistë nga kampionati vendor dhe jashtë vendit, me të cilët ka zhvilluar stërvitjen e parë, derisa të mërkurën mbrëma do të udhëtojë për në Qipro, për ndeshjet e raundit të dytë të Ligës B në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2025.
Morina për ndeshjet e marsit u ka dhënë përparësi disa futbollistëve të cilët nuk kanë qenë prezent në ndeshjet kualifikuese të tetorit të kaluar të cilat u zhvilluan në Belgjikë.
Disa futbollistë të grumbulluar kanë shqetësime me lëndime, mirëpo Morina shpreson që ekipi i tij ta jap më të mirën me futbollistët e gjeneratës 2008, për të cilët këto janë ndeshjet e fundit para se ata të ndryshojnë grupmoshën.

Nga materialet e grumbulluara, trajneri Morina bashkë me stafin e tij kanë analizuar edhe ekipet kundërshtare me të cilat do të përballen.
Se janë të motivuar për t’u kthyer me rezultate pozitive nga Qipro e tha edhe futbollisti Omer Shala.
E po aq pozitiv ishte edhe Besfort Hoxha i cili zyrtarisht e përfaqëson Kosovën për herë të parë.
Kosova ndodhet në Grupin e 4-të dhe për kundërshtar ka Andorrën, Qipron dhe Moldavinë.
Orari i ndeshjeve:
Kosova U17 – Andorra U17, 7 mars, ora 11:00
Kosova U17 – Moldavia U17, 10 mars, ora 11:00
Qipro U17 – Kosova U17, 13 mars, ora 15:00
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër
Izraeli nis operacionin në Liban, Irani mohon bisedimet me T...
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...
Policia në Gjakovë: Viktima dhe i plagosuri nuk janë vëllezë...
Konjufca pret Ademin dhe zyrtarët e FFK-së para ndeshjes his...
Bllokada në Kuvend rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombët...