Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e katërt për kualifikime për Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’.
Pas dy humbjeve radhazi, Dardanët morën tri pikë të mëdha në udhëtim te Gjeorgjia, duke u vendosur në vendin e tretë.
Në ndeshjen e katërt, Kosova do të përballet me Greqinë të dielën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 20:45.
Ndërkohë sot trajneri Bernard Challandes do ta mbajë stërvitjen e fundit me futbollistët për tu përgatitur për këtë takim.
Fillimisht mysafirët nga Greqia do të dalin në konferencë për media me fillim nga ora 17:30, pastaj nga ora 18:00 do të mbajnë stërvitjen.
Ndërkohë Kosova do të fillojë konferencën nga ora 19:00 derisa stërvitja do të mbahet nga ora 19:30 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. /Telegrafi/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen