Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka shënuar fitore kundër Bullgarisë, në ndeshjen vendimtare në Grupin 5 në Ligën C të Ligës së Kombeve.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë është mbyllur me rezultat 5:1.
Me këtë fitore, Dardanet e kanë siguruar kalimin në Ligën B të kësaj gare për edicionin e ardhshëm.
Që nga fillimi të përzgjedhurat e Anneli Andersen e kanë mbizotëruar lojën, duke atakuar në vazhdimësi portën bullgare, por ishin mysafiret që e zhbllokuan rezultatin, kur në minutën e 26-të Dimitra Ivanova, realizoi gol.
Kosova në çdo moment kërkonte të rikthente lojën, derisa gjashtë minuta para se ekipet të shkonin në pushim, Donjetë Halilaj shënoi golin e barazimit për ta përmbyllur pjesën e parë 1:1.
Pjesën e dytë Bullgaria e filloi me një zëvendësim, ndërsa Kosova me gol. Epërsinë e Dardaneve e siguroi Valentina Metaj, në minutën e 58-të.
Pas këtij goli Kosova e dominoi plotësisht lojën dhe me aksione të rrjedhshme e bëri fitoren bindëse.
Shifrat në 3:1 i çoi Modesta Uka në minutën e 71-të. As pas kësaj epërsie Dardanet nuk u kënaqen dhe vazhduan të sulmojnë me intensitet drejt portës bullgare.
Si rrjedhojë erdhi edhe goli i katërt, në minutën e 84-të nga sulmuesja Erëleta Memeti. E njëjta futbolliste shënoi edhe golin e saj të dytë dhe të pestin për Kosovën, një minutë para se takimi të përmbyllej.
Përtej rezultatit 5:1, Kosova pati paraqitje spektakolare në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, duke dëshmuar se e meriton të jetë pjesë e Ligës B të Ligës së Kombeve./kk
Nuk kanë fund problemet tek Milani, ylli i skuadrës mund të ...
Matoshi: Momenti kur e mora thirrjen nga Kosova, ishte ndjen...
Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës, po...
Këta janë kadidatët potencial për ta zëvendësuar Allegrin te...
105 mijë votues me postë, më 6 qershor nis votimi në përfaqë...
Kurti: Nis investimi 315 mijë euro për furnizimin me ujë të ...