Selektori i Kosovës, Bujar Qerimi, ka shpallur të mërkurën listën e hendbollistëve të ftuar për ndeshjet me Ishujt Faroe dhe Holandën.
Për herë të parë në ekipin e zgjeruar është ftuar Amar Muqolli, ndërsa kthehet Olsi Mulaj, përcjell Arbresh.info.
Bëhet fjalë për dy hendbollistët e talentuar të Besa Famgas që shkëlqyen me Kosovën U18. Kthehet edhe Arbios Mushkolaj që mungoi në ndeshjet e kaluara për shkak të një lëndimi.
Për shkak të lëndimeve mungojnë Kastriot Jupa e Lionel Mirdita.
Kombëtarja grumbullohet të dielën mbrëma, më 4 maj. Stërvitjet fillojnë të hënën, më 5 maj.
Ndeshja Kosovë – Ishujt Faroe është më 8 maj nga ora 20:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Ndeshja me Holandën është më 11 maj në ‘s-Hertogenbosch.
Janë këto dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Euro 2026.
Kombëtarja jonë kërkon suksesin për kualifikim historik.
Në Grupin 6, Ishujt Faroe janë në vendin e parë me 5 pikë. Nga 4 i kanë Ukraina e Holanda, ndërsa Kombëtarja jonë i ka tri pikë. Gara në grup është plotësisht e hapur./Arbresh.info
Filmi “Dua” fiton “SACD Award” në Cannes Film Fe...
Haxhiu uron KB Trepçën për titullin kampion: Mitrovica festo...
Konjufca: Shqiptarët e Malit të Zi pjesë e pandashme e kombi...
Trepça feston titullin e shtatë kampion në Prizren
Maqedonci: Situata e sigurisë në Kosovë më e qetë, FSK-ja dh...
Ishte duke kaluar rrugën, vdes 65-vjeçarja në Librazhd pasi ...